Friday, November 20, 2015

Ekzistojnë kaq shumë produkte që përmbajnë fjalën “Pay” në emërtim. Ky fenoment siduket nuk përbën problem për LG-në i cili prezantoi ditën e djeshme shërbimin e saj të pagesave G Pay. Ky shërbim i shtohet listës kryesur nga Apple PayAndroid Pay dhe Samsung Pay.
Kanë ekzistuar edhe më parë spekulime për këtë shërbim por vetëm ditën e djeshme LG e zyrtarizoi në faqen e Facebook. G Pay mund të gjejë hapësirë në tregun Korean por çfarë mund të presin koreanët nga një treg Amerikan i dominuar nga Apple Pay dhe Android Pay. Dhe mos të harrojmë përpjekjet e bankave për të integruar shërbimet e pagesave mobile edhe në aplikacionet e tyre.
Ai që kërkon të bëjë diferencën është Samsung me implementimin e teknologjisë së transmetimit magnetik të informacioneve. Në të vërtetë kjo është një teknologji e ndërtuar nga LoopPay, ku ky i fundit u ble nga Samsung verën që lamë pas.
Sigurisht që nuk mungon mbështetja për NFC. G Pay do të funksionojë vetëm me NFC-të standarte. Me titanët e Google, Samsung dhe Apple që po investojnë fuqishëm në shërbimet e pagesave mobile, çfarë vendi është rezervuar për LG-në? 

0 comments:

Post a Comment

Popular Posts

Powered by Blogger.

Like us on Facebook.

The World In 2050 Latest Upcoming Technology | New Generation of The World |

Popular Posts