Menjëherë pas lëvizjes së WhatsApp drejt implementimit të plotë të enkriptimit fundor në platformën e komunikimit, një tjetër kompani e njohur e këtij sektori po i bashkohet valës së aplikacioneve me funksionalitete të avancuara të sigurisë.
Viber, aplikacioni i komunikimit përdorur nga 711 milion + përdorues, ditën e sotme prezantoi enkriptimin fundor për të gjitha mesazhet dhe thirrjet në plaformën e saj duke përfshirë edhe grupet me deri në 200 anëtarë.
Kompania, e themeluar në Izrael dhe blerë nga Rakuten në 2014-tën, bëri të ditur se funksionet e reja do të lëshohen globalisht në javët në vijim ndërsa ditën e sotme kanë mbërritur në katër vendet ku Viber përqendrohet më së shumti: Brazil, Bjellorusi, Izrael dhe Tajlandë.
Funksionalitetet e reja të privatësisë do të jenë të disponueshme në Android, iOS dhe desktop me versionin 6.0 të aplikacionit. COO i Viber, Michael Shmilov u shpreh për TechChrunch se kompania ka qenë duke punuar me enkriptimin për vite me radhë.Enkriptimi i Viber do të variojë në disa nivele sigurie bëri të ditur kompania të cilat do të vizualisht do të përkthehen në formën e një dryri me ngjyrë që shfaqet në të djathë të fushës së dërgimit të mesazheve.
Nëse bart ngjyrën gri, do të thotë se komunikimi në atë moment është terësisht i enkriptuar. Përdoruesit do të kenë mundësi përzgjedhin dhe ngjyrën jeshile që do të thotë se mund të kërkojnë identifikimin e bashkëbiseduesit ku secili prej tyre bart një çelës kriptografik përdorur për tu identifikuar në Viber. Ngjyra e kuqe do të thotë se personi me të cilin po flisni nuk ka të aktivizuar enkriptimin.
Viber gjithashtu prezantoi edhe një funksionalitet të ri i cili fsheh bisedat nga lista e zakonshme duke i mbrojtur madje me një kod PIN.
0 comments:
Post a Comment