Aplikacioni Messenger i Facebook ishte platforma që pati suksesin më të madh në vitin 2015, duke pasur rritjen më të ndjeshme.
Themeluesi i Facebook dhe Facebook Messenger, Mark Zuckerberg njoftoi se Messenger tashmë është aplikacioni i dytë më popullor iOS, pas Facebook.
Vitin e kaluar, u tha se Messenger kishte 700 milionë përdorues mujor aktiv. Në janar ky numër u rrit në 800 milionë. Ndërsa tani, disa muaj më pas, ky numër është mbi 900 milionë.
Zuckerberg njoftoi gjithashtu se volumi i aktivitetit në Messenger dhe WhatsApp bashkë është tre herë më më i lart se volumi i aktivitetit të SMS-ve.
Sipas tij, njerëzit shkruajnë 60 miliardë mesazhe në Messenger dhe WhatsApp brenda një dite, krahasuar me 20 miliardë SMS.
Wednesday, April 20, 2016
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment