Monday, April 18, 2016





U përfol që gjatë konferencës së zhvilluesve, Build 2016, Microsoft mund të prezantonte një linjë të re telefonësh Windows 10 quajtur Surface Phone për të zëvendësuar markën e vdekur Lumia sjellur në jetë nga Nokia si një kundërpërgjigje ndaj iPhone dhe Android. E vërteta qëndron se Microsoft realisht nuk ka nevojë për një platformë që të rivitalizojë shërbimet e kompanisë. Në një farë mënyre Microsoft ka hequr dorë nga sfida e drejtpërdrejt me iOS dhe Android. Përkundër, kompania ka pranuar dominimin e telefonëve iOS dhe Android duke sjellur shërbimet në këtë platforma. Tani strategjia duke të ketë ndryshuar nga “Windows Kudo” në “Microsoft Kudo.” E thënë ndryshe Microsoft nuk e sheh jetike për biznesin e saj të poseduarit të një platforme si Windows Phone. Pavarësisht nëse përdorni një iPhone, telefon Android apo Windows ju keni mundësi të përdorni Office, Skype, Outlook dhe shumë shërbime të tjera si Azure, Exchange, Intune, Office 365 kështu duke qëndruar konkurrues në treg. Ju kujtohet kur suita iWork e Apple dominonte produktivitetin në iOS gjersa mbërriti suita Office. Dhe nuk përfundoi këtu sepse Office vijoi të pushtonte OS X dhe Android duke eliminuar ndikimin e iWork dhe çementuar statusin e Office si një suitë universale. Microsoft tani po bën të njëjtën gjë edhe me Outlook, aplikacionet mobile të të cilit kanë qenë po aq cilësor në termat e funksionalitetit sa edhe aplikacionet vetjake të Apple dhe Samsung. Outlook në botën mobile po përmirësohet dukshëm dhe gjer nga fundi i vitit do të jetë po aq funksional sa varianti desktop. Por është Office 365 që bart statusin e thembrës së akilit për kënvështrimin e ri të kompanisë. Kjo sepse bëhet i padobishëm përtej kompjuter itWindows dhe fakt që në një të ardhme të afërt do të ndryshojë.

Evolucioni i tabletëve në favor të Microsoft Sipas një ankete të IDC-së, një fakt interesant doli në dritë. Microsoft po dominon tregun e tabletëve 2n1 ku pritet që laptopit Surface Book të nxjerrë jashtë loje iPad ku bëhet fjalët për konsumatorët e biznesit. Microsoft po i lihet fitorja në dorë në një kategori krejtësisht të re produktesh. Fundja Surface Book është një laptop me tastierë të zëvendësueshme. Funksionon me Windows dhe për këtë njerëzit e pëlqejnë shumë sidomos administratorët IT. Apple dhe Google gjithashtu kanë legjitimuar tregun e tabletëve 2n1 me iPad Pro dhe Pixel C respektivisht. Por ka një problem sepse sa më shumë që përpiqesh tia përngjasosh një iPad një laptopi, aq më shumë do të dëshironit të kishit një laptop të vërtetë. Nëse iPad evoluon për tu bërë një kompjuter i vërtetë, atëherë çfarë rëndësie ka ekzistenca e tij përkrah MacBook Air. Microsoft asnjëherë nuk ka ofrouar një version Windows Phone për tabletët: Ose Windows-in e plotë ose asgjë. Nëse ka ngelur një vend për tabletët iPad me tastiera të lëvizshme atëherë çdo gjë që funksionon në botën e telefonëve inteligjent do të funksionojë edhe për iPad, kështu edhe aplikacionet e shërbimet e Microsoft. Me apo pa Windows Phone, në telefonët inteligjent dhe tabletët, Microsoft është i fituari, edhe nëse iOS dhe Android vijojnë të fitojnë gjithashtu.

0 comments:

Post a Comment

Popular Posts

Powered by Blogger.

Like us on Facebook.

The World In 2050 Latest Upcoming Technology | New Generation of The World |

Popular Posts