Wednesday, April 20, 2016
- 2:31:00 PM
- Boris
- No comments
Oracle beson se Google i detyrohet plot 9.3 miliard dollar kryesisht përfitime të kompanisë duke përdorur Java-n në Android. Gjigandët teknologjik pritet të duelojnë së bashku në Maj përball një gjykate federale në San Francisko të Shteteve të Bashkuara. E gjithë çështja sillet rreth ligjshmërisë së Google në aktin e kopjimit të 37 ndërfaqeve Java pjesë e Android i cili tani është sistemi operativ mobil ë popullor në botë. Në Qershor të vitit të kaluar, gjykata supreme vendosi kundër apelit të Google se API-të nuk janë subjekt i një ligji të pronësie. Ndërsa Oracle fillimisht ka kërkuar 1 miliard dollar dëmshpërblim, një padie e re nga Oracle e dhjetëfishon këtë vlerë pothuajse në 9.3 miliard dollar. Në një dokument përvetësuar nga marka mëmë, PCWorld, paraqiten edhe dëmet e shkaktuara nga Google ndaj Oracle sipas pretendimeve të këtij të fundit. Oracle përllogarit një dëm prej 475 milion dollarësh ndaj vetë kompanisë ndërsa 8.8 miliard dollar janë fitime të Google nga shfrytëzimi i librarive Java të Oracle. Kjo betejë ligjore realisht daton që nga 2010-ta, atëherë kur Android ishte larg të qënurit sistemi operativ dominant në treg. Sipas dokumeteve të PCWorld, Google po përpiqet ta limitojë këtë dëm në vetëm 100 milion dollar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment