Tuesday, April 19, 2016

Kompania amerikane e teknologjisë ‘Uvero’ po mendon të bëjë revolucion në prodhimin e kufjeve, të cilat sot janë standarde për çdo njeri.
Por çfarë do bëjë ‘Uvero’ ndryshe? Sipas ‘yahoo.com’, kompania ka krijuar kufjet e para të personalizuara, që i përshtaten kanalit të veshëve të klientëve.
Në fakt ideja është e vjetër, pasi sipas mënyrës tradicionale në çdo vesh vendoset një masë xheli, e cila thahet dhe në fund ruan formën e kanalit të veshit të
personave që e aplikojnë.
Por ‘Uvero’ përdor një metodë të re për marrjen e formës së veshit, duke përdorur një tullumbace të hollë të mbushur me material fluoreshent me dritë ultravjollcë. Masa qëndron 4 mm larg daulles së veshit.
Më pas me anë të një kamere lëvizet tullumbacja për të matur pastaj 100 mijë pika matëse në programin e ‘Uvero’-s. Këto matje japin përmasat e sakta tredimensionale të kanalit të veshit. Procesi zgjat vetëm dy minuta.


0 comments:

Post a Comment

Popular Posts

Powered by Blogger.

Like us on Facebook.

The World In 2050 Latest Upcoming Technology | New Generation of The World |

Popular Posts