Wednesday, April 20, 2016

Linkedin, platforma sociale e mbi 400 milione profesionisteve në kërkim të një rrjeti apo vendi pune, ka ndërmarrë hapa të bujshëm muajt e fundit pas raporteve financiare të dobëta dhe rritjes në rënie.
Pak ditë përpara publikimit të raportit të parë të 2016-tës, LinkedIn zgjodhi të prezantonte versionin e ri të platformes dhe aplikacionit Recruiter. Versioni i ri i zbuluar në Tetor të 2015-tës, sjell një ndërfaqe të re dhe funksionalitete të reja të kërkimit dhe sugjerimeve inteligjente. Si pjesë e vizionit të rrjetit social për të angazhuar më shumë përdorues në shërbimet e tij me pagesë, Linkedin është duke ofruar falas shërbimin e ri për 80% të 41,000 kompanive të abonuara aktualisht në platformën Recruiter.
Një vit nga blerja e Lynda për 1.5 miliard dollar, Linkedin po bën të pamundurën që të bindë investitorët se rritja dhe diversiteti në produkte është shumë afër. Po ditën e djeshme Linkedin prezantoi aplikacionin
më të ri, Linkedin Students, me një gamë të gjërë përmbajtjesh për të rinjtë si ese rreth karrierës dhe lidershipit shoqëruar nga sugjerime për vende pune dhe këshilla për ndërtimin e një profili profesional.
Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme nëse kemi në konsideratë se 22% e përdoruesve të Linkedin janë pikërisht të rinjtë. Por është platformat e rekrutuesve ajo që ushqen më së shumti shpresat e rrjetit social profesional për më shumë përdorues.
Një nga problematikat kryesore gjatë kërkimit të burimeve njerëzore në platformën Recruiter kanë qenë pikërisht mungesa e opsioneve specifike të kërkimit. Tani me versionin e ri, rekrutuesit mund të kërkojnë bazuar në cilësi specifike, tituj specifik profesioni dhe në profilin Linkedin.
Me pak fjalë aplikacioni tani do të analizojë profilet e 414 milion anëtare të rrjetit social për të gjetur personin e duhur në mesin e kandidatëve. Kërkimi mund të bazohet në titullin e vendit të punës, vendodhjen, aftësitë, kompanitë për të cilat kanë punuar, shkollën që kanë ndjekur e shumë të tjera.
Linkedin tha për Venture Beat se efikasiteti i platformës së re ka ndikuar pozitivisht kjo për vetë faktin se numri i kërkimeve ka rënë me 17 % ndërsa është rritur me 42 % numri i shikimeve të profileve. Dhe falë grafikut ekonomik, rezultatet e paraqitura do të jenë akoma edhe më të detajuara dhe specifike. Çdo gjë është ndërtuar që ta bëjë proçesin e rekrutimit jo vetëm më efikas por edhe më inteligjent.

0 comments:

Post a Comment

Popular Posts

Powered by Blogger.

Like us on Facebook.

The World In 2050 Latest Upcoming Technology | New Generation of The World |

Popular Posts