Wednesday, April 20, 2016

Ka qenë mungesa e një prodhuesi makinash në Aleancën e Hapur të Automobilave që ka rënë më së shumti në sy: Mercedes-Benz. Është një ndër markat më popullore të prodhimit të makinave në Europë.
Mercedes-Benz ka qenë një aleat i Apple CarPlay, ndërsa sot i është bashkuar kësaj aleance e cila synon të implementojë Android-in tek automobilat. Logoja e Mercedes-Benz tani shfaqet në mesin e 43 anëtarëve të aleancës përkrah markave të shquara botërore si Volkswagen, Audi, Nissan, Renault, Ford, Fiat etj.Një tjetër prodhues gjerman i suksesshëm i automobilave që bie në sy me mungesën e tij është pikërisht BMW. Bosi i Daimler, Thomas Webber, premtoi një finalizim të marrëveshjes nga fundi i këtij viti ku do të fillojë edhe prezenca e Android në makinat e Mercedes-Benz.Pengesa kryesore e kësaj marrëveshjeje besohet të ketë qenë informacioni që Google kërkon nga prodhuesit, dyshimet mbi të cilën kanë ushqyer skepticizmin e Mercedes-Benz lidhur me privatësinë e konsumatorëve. Është po e njëjta arsye për të cilën BMW nuk i është bashkuar akoma aleancës.


0 comments:

Post a Comment

Popular Posts

Powered by Blogger.

Like us on Facebook.

The World In 2050 Latest Upcoming Technology | New Generation of The World |

Popular Posts